Skip to content

Cyrih: Sekuestrohen mbi 60 kilogramë drogë

Një zviceran 33-vjeçar iku me një makinë, duke hedhur mbi 40,000 euro dhe një telefon celular nga automjeti. Policia gjeti dy kilogramë kokainë tek burri i dytë, një shtetas serb 48-vjeçar

Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi dy burra në Dällikon dhe sekuestroi më shumë se 60 kilogramë drogë.

Ndër substancat e gjetura ishin kokainë, amfetaminë, ketaminë, metamfetaminë, kanabis dhe disa mijëra tableta ekstazie, transmeton albinfo.ch.

Një zviceran 33-vjeçar fillimisht iku me një makinë, duke hedhur mbi 40,000 euro dhe një telefon celular nga automjeti, shkruan srf.ch. Ai u arrestua më vonë.

Policia gjeti afërsisht dy kilogramë kokainë tek burri i dytë, një shtetas serb 48-vjeçar. Ata gjithashtu sekuestruan rreth 30,000 franga zvicerane dhe 57,000 euro.

Gjatë kontrolleve të mëvonshme, policia zbuloi një sasi të madhe droge.

Në total, policia konfiskoi mbi 60 kilogramë narkotikë: 34 kg amfetaminë, 12 kg kokainë (përveç 2 kg të gjetura gjatë kontrollit fillestar), disa kilogramë ketaminë, metamfetaminë dhe kanabis, mijëra tableta ekstazie dhe ilaçe me recetë

U gjetën poshtu përafërsisht 30,000 franga zvicerane dhe 57,000 euro.

Zyra e Prokurorit Publik të Cyrihut ka kërkuar paraburgim për të dy burrat nën dyshimin për trafik të organizuar droge.

(Foto: Kapo Zürich)