Lajme
Organizata më humanitare në botë lindi në Zvicër?
Një histori që nisi në Gjenevë dhe ndryshoi përgjithmonë mënyrën e mbrojtjes së viktimave të luftës.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) u themelua në Gjenevë më shumë se 160 vjet më parë, pas një ngjarjeje tragjike që ndryshoi jetën e biznesmenit zviceran Henry Dunant. Në vitin 1859, Dunant dëshmoi pasojat e Betejës së Solferinos, ku mijëra ushtarë të plagosur kishin mbetur pa kujdesin e nevojshëm mjekësor, përcjell albinfo.ch.
Përvoja e tronditi dhe e shtyu të shkruante librin “A Memory of Solferino”, botuar në vitin 1862. Idetë e tij ndikuan në krijimin e një komiteti prej pesë anëtarësh në Gjenevë, i cili u mblodh për herë të parë në vitin 1863 dhe më vonë u shndërrua në ICRC.
Kjo nismë kontribuoi edhe në krijimin e Konventës së parë të Gjenevës, të miratuar në vitin 1864, duke hedhur themelet e rregullave ndërkombëtare për mbrojtjen e të plagosurve dhe viktimave të luftës.
Një detaj veçanërisht interesant lidhet me vetë simbolin. Kryqi i kuq mbi sfond të bardhë është një përmbysje e ngjyrave të flamurit zviceran dhe u krijua si nderim për Zvicrën.
Sot, ICRC vepron në më shumë se 90 shtete dhe ka mbi 17 mijë punonjës. Organizata është gjithashtu e vetmja që ka fituar tri herë Çmimin Nobel për Paqe, në vitet 1917, 1944 dhe 1963.
Nga një ngjarje tragjike në Itali, një libër i shkruar nga një zviceran dhe një nismë e nisur në Gjenevë, lindi një prej organizatave më të njohura humanitare në botë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj drejt koncertit në Cyrih, shiten 80 për qind e biletave Vetëm dy ditë para koncertit “PASSION & ORIGIN”, 80 për qind e biletave janë shitur... -
Dea Fetiu diplomohet me Distinction në Universitetin e Cambridge -
Zvicër
Lucernë: Tre shqiptarë dënohen për trafik droge dhe pastrim të mbi 300 mijë frangave -
Elbenita Kajtazi: Nga auditorët e Universitetit të Prishtinës në skenat e mëdha të operës botërore -
Zvicër
Gjykata Federale rrëzon kërkesën e kosovarit për të qëndruar dhe punuar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












