Një nga projektet e reja më ambicioze në bregdetin shqiptar, Baks Bay Albania, do të prezantohet para publikut dhe investitorëve në Zürich gjatë panairit 2-ditor. Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë stendën e Baks Bay, të takohen drejtpërdrejt me ekipin dhe të marrin informacione rreth rezidencave, konceptit të zhvillimit dhe ofertave aktuale për investim.
Baks Bay po zhvillohet në bregdetin verior të Shqipërisë, ndërmjet Velipojës dhe Ranës së Hedhun. Projekti është konceptuar si një komunitet i integruar bregdetar, i përshtatshëm për banim, pushime dhe qëndrim gjatë gjithë vitit. Ai përfshin rezidenca nga studio deri në apartamente me katër dhoma gjumi, hotelin me pesë yje Meliá, si dhe mbi 300 mijë metra katrorë hapësira gjelbërimi me aktivitete sportive dhe relaksuese, për të jetuar buzë detit me një standard ndërkombëtar.
Në qendër të konceptit janë natyra, hapësirat e gjelbra dhe jeta aktive. Projekti parashikon shëtitore 1.1 km përgjatë bregdetit, parqe, shtigje për ecje dhe biçikleta, zona sportive, pishina, ambiente wellness, restorante, kafene dhe shërbime të tjera të integruara.
Baks Bay zhvillohet nga ABA Properties dhe ndërtohet nga Gener 2, kompani me mbi 30 vite eksperiencë në realizimin e projekteve të mëdha rezidenciale, komerciale dhe infrastrukturore në Shqipëri.
Panairi Immo-Expo Zurich do të zhvillohet në dt 3 dhe 4 Nëntor tek Stacioni Qendror i Trenit në Zyrih dhe është i fokusuar në fushën e investimit, ndërtimit dhe stilit të jetesës. Vizitoni stendën e Baks Bay Albania dhe njihuni nga afër me projektin dhe ofertat për investim në bregdetin verior të Shqipërisë.
Për më shumë informacion:
E-mail: [email protected] / Numri kontaktit: +355 69 70 44 447 / Website: baksbay.com
Instagram: @BaksBayAl / Facebook: Baks Bay Albania / LinkedIn: Baks Bay Albania
Video Prezantuese për Panairin në Zürich:
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
Lexoni po ashtu:
