Lajme

10 ide për një ekskursion veror pranë liqeneve më të bukura të Zvicrës

Nga plazhet e Liqenit të Gjenevës te shëtitjet pranë Liqenit të Lucernës dhe momentet relaksuese në Romanshorn, këto janë disa nga destinacionet që mund të vizitohen lehtësisht me tren këtë verë.

Vera në Zvicër ofron mundësi të shumta për ekskursione pranë liqeneve, ku natyra, plazhet, shëtitoret dhe aktivitetet ujore mund të shijohen pa pasur nevojë për udhëtime të gjata me makinë, transmeton albinfo.ch.

Një prej zonave që rekomandohet për një ekskursion veror është Liqeni i Gjenevës. Përgjatë linjës hekurudhore mes Lozanës dhe Villeneuve gjenden disa prej plazheve më të bukura të liqenit. Me tren mund të udhëtoni lehtësisht përgjatë kësaj rruge dhe të zgjidhni ndalesën që ju përshtatet më shumë për një ditë pushimi pranë ujit.

Një tjetër mundësi është Liqeni i Lucernës, ku Zvicra Qendrore ofron një kombinim të bukur mes natyrës dhe aktiviteteve verore. Linja S3 nga Lucerni drejt Brunnen kalon pranë plazheve, shëtitoreve dhe vendeve ku mund të shijohen edhe udhëtime me anije.

Për një eksperiencë ndryshe, destinacioni i rekomanduar është Romanshorn, në brigjet e Liqenit të Konstancës. Nga Cyrihu mund të arrihet drejtpërdrejt me tren për pak më shumë se një orë. Qyteti shërben si pikënisje e mirë për të shijuar një ditë pranë liqenit dhe për të zbuluar bukuritë e zonës.

Sipas rekomandimeve, udhëtimi me transport publik është gjithashtu një mënyrë praktike për të shijuar ekskursione verore, pasi shmang trafikun dhe problemet me parkingun. Përmes ofertave të caktuara, udhëtarët mund të përfitojnë edhe deri në 50 për qind zbritje për udhëtimin dhe aktivitetet e kohës së lirë.

Kështu, nga plazhet e Gjenevës deri te brigjet e Lucernës dhe Konstancës, liqenet zvicerane mbeten ndër alternativat më të mira për një ekskursion veror./Albinfo.ch