Muzikë
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan tutte”, duke e cilësuar debutimin si Fiordiligi një moment historik në karrierën e saj.
Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi ka përmbyllur me sukses produksionin e operës “Così fan tutte”në Operën e Cyrihut, duke e cilësuar këtë përvojë si një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj artistike, transmeton albinfo.ch.
Përmes një mesazhi publik, Kajtazi shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, duke falënderuar dirigjentin Roberto González-Monjas, ekipin e regjisë dhe kolegët për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
Ajo theksoi se debutimi në rolin e Fiordiligit në një nga shtëpitë më prestigjioze të operës në Evropë ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe një moment që do ta kujtojë gjithmonë me krenari dhe mirënjohje.
Në fund, sopranoja falënderoi Operën e Cyrihut për besimin e dhënë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthime të tjera në skenën prestigjioze zvicerane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













