Kosova
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen që dyshohet se ndodhi gjatë një përleshjeje mes bandave kriminale.
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Gent Maksutajt, 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 5 korrik në Suedi, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e fshatit Banjë, me fillim nga ora 16:00, ku familjarë, të afërm dhe miq do ta përcjellin për në banesën e fundit.
Sipas dyshimeve të para të autoriteteve suedeze, i riu u vra aksidentalisht gjatë një përleshjeje mes bandave kriminale, një ngjarje që ka tronditur komunitetin shqiptar në Suedi dhe Kosovë.
Mediat suedeze kanë raportuar gjerësisht për rastin, duke publikuar detaje të reja nga hetimet. Sipas Policisë suedeze, personi i dyshuar për të shtënat është larguar nga vendi i ngjarjes me tren në drejtim të Stokholmit, ku më pas është arrestuar gjatë mbrëmjes ose natës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet suedeze po punojnë për të sqaruar të gjitha detajet që çuan në vdekjen tragjike të 20-vjeçarit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













