Kosova
Ministri i Mjedisit bën thirrje për pastrimin e Kosovës
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në prag të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, institucioneve , bashkësive fetare, subjekteve politike, FSK-së, KFOR-it, shoqërisë civile dhe mediave, t’i bashkëngjiten aksionit nacional i cili fillon nesër më 15 shtator.
Në një konferencë për media, ku morën pjesë anëtarët e task forcës, këshilltarja e Kryeministrit, Albena Reshitaj dhe drejtori i “Let’s Do It Kosova” Luan Hasanaj, u. d ministri Matoshi, ka prezantuar përgatitjet finale të Task Forcës qendrore dhe atyre komunale për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, duke treguar se qëllimi i këtij aksioninacional është pastrimi i mbeturinave të grumbulluara tash e 19 vite si dhe vetëdijesimi për ta ruajtur ambientin që na rrethon.
“ Thirrja ime për të gjithë qytetarët e Kosovës, institucionet , bashkësitë fetare, subjektet politike, shoqërinë civile dhe mediet është se kudo që nesër jeni, në lagje, rreth punës, shkollave, angazhohuni për një mjedis të pastër sepse meritojmë edhe ne, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm një ambient të pastër sepse bëhet fjalë për shëndetin dhe jetët tona”, tha Matoshi.
Ministri Matoshi, gjatë kësaj konference ka treguar se mbi 30 komuna të Kosovës kanë marrë vendime për themelimin e task forcave komunale që shumica nga to udhëhiqen nga kryetarët e komunave.
“ Mbi 30 komuna të Kosovës kanë marrë vendim për themelimin e task forcës lokale. Këto komuna e kanë kaluar testin e parë për të qenë potencialisht komuna të shpërblyera nga MMPH-ja në grantin prej 1.2 milion euro që veç e kemi shpallur si ministri”, tregoi Matoshi.
Gjatë konferencës, u. d ministri Matoshi tregoi se MMPH-ja është në përfundim të Udhëzimit Administrativ për Gjobat Mandatore dhe Strategjinë Nacionale për Menaxhimin e Mbeturinave.
U. d ministri Matoshi ka falënderuar gjithë anëtarët e Task Forcës që kanë kontribuar në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.
Ndërsa drejtori i organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, ka treguar se janë përfunduar të gjitha veprimet teknike dhe logjistike për fillimin e aksionit më 15 shtator.
Aksioni qendror “ Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojë me heqjen e deponisë ilegale afër Kompanisë së Ujësjellësit “KRU Prishtina” për tu përmbyllur tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C










