Kosova
Task Forca për ajrin i propozon qeverisë ndalimin e përdorimit të thëngjillit
Vitin e kaluar Kosova ishte renditur në vendet e para në Agjencitë për matjen e ajrit dhe ndotjes së tij.

Task Forca për mbrojtjen e ajrit nga ndotja nën udhëheqjen e koordinatorit u.d ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka mbajtur takim sa i përket mbrojtjes së ajrit nga ndotja.
Gjatë këtij takimi, me propozim të u. d ministrit Matoshi, përfaqësuesit ndërministror të Task Forcës kanë aprovuar propozim vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje ne objektet e institucioneve publike, i cili do të procedohet për miratim në Qeveri.
U.d ministri Matoshi ka thënë se vendimi për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike ka për qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit.
Në konferencën për media të mbajtur pas këtij takimi u.d ministri Matoshi ka prezantuar hapat që MMPH është duke ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend, veprimet e task forcës dhe ministrive anëtare të kësaj task force.
“ MMPH më qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit, ka dërguar në qeveri dhe kuvend projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, po ashtu qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend”, tha Matoshi.
Matoshi ka prezantuar edhe projektet që MMPH-ja është duke realizuar së bashku me JICA japoneze dhe MMC-në në fushën e ajrit, duke përfshirë hulumtimin e JICA-s rreth ndotësve në vend, rezultatet e të cilit do të dalin në fillim të muajit nëntor, rehabilitimin e stacioneve të matjes së cilësisë së ajrit nga JICA dhe MCC.
Ndër tjerash u.d ministri Matoshi tregoi për veprimet që kanë ndërmarrë ministritë përkatëse të Task Forcës për mbrojtjen e ajrit nga ndotja duke përmendur kështu ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në institucione edukativo arsimore nga MASHT, angazhimin e MZHE-së në shtrirjen e rrjetit të ko-gjenerimit dhe ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.
Po ashtu u.d ministri Matoshi tregoi se Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë angazhimin në zbatimin e udhëzimit për kontrollimin e gazrave të veturave, me rastin e kontrollimit teknik të automjeteve si dhe fillimin e vendosjes së pullave ambientale nga janari i vitit 2019 ndërsa Policia e Kosovës do të asistojë Inspektoret e Komisionit për Miniera dhe Minerale për ndalimin e eksploatimit dhe shitjes së thëngjillit siç parashihet edhe me ligjin për miniera.
Sipas Matoshit edhe Ministria e Shëndetësisë do të punojë në informimin e qytetarëve për pasojat e përdorimit të thëngjillit për ngrohje dhe rëndësinë e mbrojtjes se ajrit nga ndotja.
Në fund u. d Ministri Matoshi deklaroi se pas prezantimit të rezultateve preliminare nga JICA mbi ndotësit kryesor të ajrit ne sipas nevojës do të ndërmarrin edhe veprime tjera komfor legjislacionit në fuqi.
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë Pesë vjet pasi pandemia e Covid solli ndalesë në industrinë e turizmit të Austrisë, udhëtimet jo...
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët
-
Austri: Çka dihet për sulmin me thikë që la një të mitur të vdekur?
-
Austri: Një milion shishe dhe kanaçe u kthyen sipas skemës së re Pfand
-
Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar