Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
Në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së, Shiroka-Pula është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i kësaj force, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në kuadër të vizitës, presidentja pritet të zhvillojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci./Albinfo.ch