Kosova

Protesta vazhdon për të nëntën natë në Prishtinë, publikohet mesazh për luftën e UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur edhe sonte protesta, e cila po zhvillohet për të nëntën natë radhazi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shpalosur pankarta me mesazhe të ndryshme lidhur me luftën e UÇK-së dhe historinë e saj.

Një prej pankartave përcillte mesazhin: “Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Clark, me NATO”.

Protestat në Prishtinë po vazhdojnë prej nëntë netësh, ndërsa pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të marrë në Hagë