Maqedonia
Temperaturat shkojnë deri -21 gradë Celsius në Maqedoni
Në Maqedoni është regjistruar mot shumë i ftohtë me temperatura deri minus 21 në Manastir

Rajoni i Korçës vazhdon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat kanë arritur në -15 gradë.
Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat shqiptare.
Aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit, përcjell albinfo.ch.
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë.
Të gjitha akset e tjera janë të kalueshme. Ndërkaq, në Maqedoni është regjistruar mot shumë i ftohtë me temperatura deri minus 21 në Manastir, në Berovë janë matur -17, -15 në Strumicë, -14 në Prilep dhe Demir Kapi, -12 në Lazaropole dhe Krushevë, -11 në Mavrovë, -10 në Shtip dhe Kriva Pallankë, minus nëntë në Shkup Petrovec, Ohër, Pretor dhe Pozharane, minus tetë në Dibër, minus shtatë në Gjevgjeli dhe Kumanovë, minus gjashtë në Shkup Zajçev Rid deri minus katër në Dojran.
Reshjet gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa shtresa e borës më e lartë është në Hanet Mavrovës 65 centimetra. Në Krushevë ka borë rreth 32 centimetra, 27 në Manarit , 25 në Topollçan, 14 Kodrën e Diellit, 13 Demir Kapi, 12 në Strumicë, 10 Berovë, Pozharane, Lazaropole dhe Gjurishte, tetë në Dojran, gjashtë Prilep, tre në Pretor dhe Kriva Pallankë, dy në Shtip dhe një centimetër në Kumanovë.
Reshje të mëdha të borës priten të mërkurën.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë Pesë vjet pasi pandemia e Covid solli ndalesë në industrinë e turizmit të Austrisë, udhëtimet jo...
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët
-
Austri: Çka dihet për sulmin me thikë që la një të mitur të vdekur?
-
Austri: Një milion shishe dhe kanaçe u kthyen sipas skemës së re Pfand
-
Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar