Kombëtarja e Irlandës ka kaluar në avantazh ndaj Kosovës në përballjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Goli i epërsisë u realizua nga Troy Parrott, i cili shënoi nga pika e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi.
Për këtë ndërhyrje, Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak në fushë.