Skip to content

Shaqiri nuk do të vazhdojë me Baselin

(KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Yllit shqiptar i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm

Xherdan Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Baselit, njofton “Schweizheute”.

Shaqirit i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm. 35-vjeçari u kthye te Baseli në vitin 2024 si lojtar i lirë, transmeton albinfo.ch.

Shaqiri si kapiten dha një kontribut të rëndësishëm për Baselin në fitimin e titullit të kampionit të Zvicrës dhe Kupës së Zvicrës në edicionin 2024/25.

Ai këtë edicion në 14 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.