Kosova
Më 2019 pritet të nis ANAMOR Music Festival në Gjilan
Më 2019 pritet që të nis për herë të parë në Gjilan, ANAMOR Music Festival.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim regjisorin e njohur gjilanas me famë botërore, Jasmin Rexhepi, i cili jeton dhe vepron në Islandë.
Haziri, ka falënderuar Rexhepin për vizitën në Gjilan, duke e përgëzuar më pas për sukseset e mëdha që ka treguar në fushën e artit në botë.
Nga ana e tij, regjisori Jasmin Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, përderisa e ka prezantuar idenë e mbajtjes së festivalit të muzikës ANAMOR Music Festival, i cili parashihet të nis për herë të parë në Gjilan, në verën e vitit 2019.
Kryetari Haziri e ka përkrahur idenë e Rexhepit, duke shfaqur zotimin se Komuna e Gjilanit është e gatshme ta mbështesë me krejta kapacitetet.
Ai tha se Gjilani duhet ta ketë një brend të festivalit të natyrës së ANAMOR, në të cilin pritet të performojnë edhe yje të muzikës botërore.
Përndryshe, përveç lëmisë së tij si regjisor, Rexhepi ka edhe festivalin e tij të muzikës M For Mayhem në Rejkjavik, duke qenë edhe promoter i muzikës, ndërkaq vlen të theksohet se ai kishte marrë pjesë edhe në festivalin e Cannes (Short Corner), me dy filma të shkurtër të tij, La Monique Oubliee dhe Letter to My Widow.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor