Shqipëri
BBC zbulon mrekullitë e Shqipërisë

Televizioni do të transmetojë prej 21 janarit 4 episode që zbulojnë kulturën dhe historinë e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Nga Butrinti në Alpet e Shqipërisë
Shërbimi Ndërkombëtar i BBC-së ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit.
Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.
“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim me disa seri i një prej televizioneve më të mëdha ndërkombëtare. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit dhe takohet me komunitete fshatare në Alpet spektakulare.
Programi merr rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe me një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik e kulturor.
Episodi i parë i ciklit “Mrekullitë e Shqipërisë” do të transmetohet në BBC World Service më 21 janar. Gjithsej BBC do të transmetojë katër episode.
Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese në gazetën New York Times apo revistën CondéNast. Gazeta New York Times së fundi rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli të natyrës që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi aty kalon lumi i vetëm i egër i Europës dhe fushatës mediatike për ta shpallur Vjosën park kombëtar.
E-Diaspora
-
19-vjeçari shqiptar braktis Italinë për vendlindje I shkolluar për ekonomi në Itali, vendos të kthehet në vendlindje...
-
Dr. Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it
-
Nuk ka asnjë shqiptar të vdekur apo të lënduar deri më tani në Turqi
-
Kanadë: Shqiptari abuzohet gjatë orarit të punës, fiton shpërblim 300 mijë dollarë
-
Pastiçeria e shqiptarit me specialitete franceze, në zemër të Vjenës
Jeta në Austri
-
10 të vdekur në pistat e skijimit në Austri e Zvicër nga orteqet Nga përkeqësimi i motit dhe temperaturt e ulëta, të cilat kanë kapluar Evropën, raportohet se 10...
-
Aktori Astrit Alihajdaraj sonte shfaqet në serialin zviceran “Neumatt” në SRF
-
Pastiçeria e shqiptarit me specialitete franceze, në zemër të Vjenës
-
Njihuni me Kaltrinin, policin shqiptar në Vjenë
-
Austria dëbon 4 diplomatë rusë