MARKETING

Mabetex Group sjell Green Coast Hills në zemër të Rivierës Shqiptare

Për më shumë se tri dekada, Mabetex Group ka qenë pjesë e projekteve që kanë lënë gjurmë në arkitekturën institucionale, diplomatike dhe urbane në vende të ndryshme të botës. E themeluar në Lugano të Zvicrës në vitin 1991 nga familja Pacolli, kompania ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar mbi cilësinë, vizionin afatgjatë dhe realizimin e projekteve komplekse. Sot kjo eksperiencë hap një kapitull të ri në Palasë, ku Green Coast Hills po merr formë si një rezidencë premium në Rivierën Shqiptare, e konceptuar për banim, shtëpi pushimi dhe investim afatgjatë.

Për Mabetex Group, ndërtimi nuk ka qenë kurrë vetëm proces teknik. Çdo projekt është menduar si një vlerë e shtuar për komunitetin dhe respekton mjedisin ku zhvillohet. Ky vizion reflektohet edhe në Green Coast Hills, ku eksperienca ndërkombëtare e grupit ndërthuret me potencialin unik të Rivierës Shqiptare.

 

Green Coast Hills, kufiri mes arkitekturës dhe natyrës është menduar të jetë pothuajse i padukshëm. Çdo vilë dhe apartament është projektuar për të ndjekur relievin natyror të Palasës, duke respektuar peizazhin në vend që ta ndryshojë atë. Guri natyror, druri dhe ngjyrat e tokës ndërthuren me gjelbërimin përreth, ndërsa verandat panoramike hapen drejt detit Jon, duke krijuar ndjesinë se horizonti bëhet pjesë e shtëpisë. Këtu, drita e mëngjesit, aroma e detit dhe qetësia e natyrës nuk janë privilegje të rastësishme, por pjesë e përditshmërisë.

Në zemër të këtij vizioni ndodhet Piazza, një hapësirë ku jeta merr ritmin e saj natyror. Mëngjeset nisin me një kafe nën hijen e pemëve, pasditet kalojnë mes shëtitjeve dhe restoranteve, ndërsa mbrëmjet mbushen me biseda dhe atmosferën e qetë që Palasa ofron. Green Coast Hills është konceptuar si një komunitet ku privatësia, siguria dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni, duke krijuar një vend ku nuk shkon vetëm për të kaluar pushimet, por ku dëshiron të rikthehesh vazhdimisht dhe ta ndjesh si shtëpinë tënde.

Green Coast Hills nuk përfaqëson vetëm një zhvillim rezidencial. Ai është shprehje e një vizioni që synon të sjellë standarde të reja në arkitekturë, planifikim urban dhe cilësi jetese. Për ata që kërkojnë më shumë sesa një pronë pranë detit, projekti ofron një kombinim të eksperiencës ndërkombëtare të Mabetex Group, natyrës së Palasës dhe një komuniteti të projektuar për të ruajtur vlerën e tij në kohë.

Vetëm dhjetë muaj nga nisja e punimeve, Green Coast Hills ka hyrë në një fazë të avancuar të zhvillimit, duke e kthyer vizionin fillestar në një realitet gjithnjë e më të prekshëm. Ritmi i punimeve dhe progresi i arritur dëshmojnë standardin, organizimin dhe seriozitetin me të cilin Mabetex Group po realizon projektin. Në një investim në pasuri të paluajtshme, besimi ndërtohet mbi atë që shihet dhe realizohet sot, ecuria e Green Coast Hills është një dëshmi konkrete e këtij angazhimi, duke u ofruar blerësve dhe investitorëve sigurinë e një projekti që avancon me hapa të qëndrueshëm drejt realizimit të tij.

 

Nëse po kërkoni një rezidencë në Palasë, një shtëpi pushimi pranë detit apo një investim afatgjatë në Rivierën Shqiptare, zbuloni më shumë rreth Green Coast Hills dhe rezidencave të disponueshme duke kontaktuar ekipin e shitjeve.

 

Shqipëri: +355 69 651 1000

Kosovë: +383 43 950 000

Email: [email protected]

https://www.mabetex.com/