Kosova
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë
Në vitet 90-ta, si shumë shqiptarë të Kosovës, edhe katër vëllezërit Popova u detyruan të largoheshin nga vendlindja për në Gjermani. Atje, në periferi të Këlnit, menaxhuan së bashku një restorant italian shumë të njohur, ku fituan përvojë të vlefshme në gastronomi, organizim dhe mikpritje.
Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999, morën vendimin që do t’u ndryshonte jetën: të ktheheshin në Kosovë dhe të investonin gjithë përvojën e fituar në vendin e tyre.
Kështu lindi International Restaurant “Princesha Gresa”, një nga restorantet e para me standarde ndërkombëtare në Prishtinën e pasluftës.
Fillimet nuk ishin aspak të lehta. Në atë kohë mungonte pothuajse gjithçka – nga pajisjet profesionale deri te furnizimet bazë për një kuzhinë moderne. Falë profesionalizmit, bashkëpunimit familjar dhe mbështetjes së stafit gjermanofolës të UN-it, i cili ndihmoi në sigurimin e pajisjeve dhe produkteve nga Gjermania dhe Zvicra, familja Popova arriti të ndërtojë një restorant që shumë shpejt u shndërrua në një pikë reference të gastronomisë kosovare.
Gjatë 27 viteve të fundit, “Princesha Gresa” është renditur ndër restorantet më të njohura në Kosovë, duke fituar vlerësime dhe çmime nga platformat prestigjioze ndërkombëtare si Tripadvisor dhe Google.
Sot, restoranti njihet për klientelën e tij vendore dhe ndërkombëtare. Për shumë vizitorë të huaj, është pothuajse e pamundur të kalojnë disa ditë në Prishtinë pa vizituar “Princesha Gresa”. Deri më sot, miliona mysafirë kanë kaluar pragun e dy restoranteve të familjes Popova në rrugën e njohur të kafeneve në qendër të Prishtinës.
Por familja Popova nuk u ndal vetëm te suksesi i fituar.
Duke besuar se investimi më i rëndësishëm është arsimi, brezi i ri i familjes vazhdoi studimet në institucionet më prestigjioze të hotelerisë dhe gastronomisë.
Në vitet 2019–2020, Agoni dhe Adonisi përfunduan studimet për Culinary Arts (Chef) në BHMS – Business & Hotel Management School në Luzern të Zvicrës, ndërsa Ruzhdiu dhe Valoni vazhduan studimet në fushën e Hospitality Management në Swiss Alpine Center në Athinë.
Ky kombinim i përvojës shumëvjeçare me dijen bashkëkohore krijoi bazën për hapin e radhës.
Një kapitull i ri – Restoranti i tretë në Bërnicë
Pas 27 vitesh suksesesh, International Restaurant “Princesha Gresa” vjen me investimin e tij më të ri – restorantin e tretë në Bërnicë të Prishtinës.
Bërnica, vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit, është një zonë që po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm për banim, biznes, turizëm dhe gastronomi.
Kompleksi i ri është konceptuar si një qendër moderne për organizimin e dasmave, fejesave, hotelit, eventeve korporative, konferencave, mbrëmjeve private
dhe festave familjare.
Me ambiente elegante, hapësira funksionale dhe staf profesional, çdo detaj është menduar për t’u ofruar mysafirëve një përvojë të veçantë.
Edhe kuzhina mbetet besnike filozofisë që e ka shoqëruar familjen Popova që nga dita e parë: receta tradicionale shqiptare, produkte cilësore dhe teknika moderne gatimi, duke ruajtur gjithmonë shijen autentike që e ka bërë “Princesha Gresa” një emër të respektuar në gastronominë kosovare.
Pse Bërnica?
Zgjedhja e Bërnicës nuk ishte rastësore.
Kjo zonë po kthehet në një nga pikat më atraktive pranë Prishtinës falë zhvillimit urban dhe investimeve të shumta.
Një rëndësi të veçantë i jep edhe fakti se aty ndodhet Sunny Hill Festival Park, shtëpia e përhershme e festivalit ndërkombëtar Sunny Hill, i cili çdo vit sjell në Kosovë dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Kjo e bën Bërnicën një destinacion ideal jo vetëm për gastronomi, por edhe për organizimin e eventeve të mëdha.
“Kur e nisëm këtë rrugëtim në vitin 1999, synimi ynë ishte i thjeshtë: çdo mysafir të largohej i kënaqur dhe të rikthehej sërish. Nuk kemi ndërtuar vetëm restorante, por kemi ndërtuar besim. Hapja e restorantit të tretë në Bërnicë është vazhdimësi e kësaj filozofie. Besojmë se kjo zonë ka potencial të jashtëzakonshëm. Afërsia me Sunny Hill Festival Park dhe zhvillimi i shpejtë i Bërnicës e bëjnë atë një vend ideal për gastronomi dhe organizimin e eventeve. Dëshirojmë që mysafirët tanë, qofshin nga Kosova, diaspora apo vizitorë të huaj, ta kenë ‘Princesha Gresa’ si adresën ku cilësia dhe mikpritja mbeten gjithmonë të pandryshuara.”, thotë Fatmir Popova.
Një destinacion ideal edhe për mërgimtarët
Kompleksi i ri është menduar veçanërisht edhe për mërgimtarët që gjatë pushimeve verore kërkojnë një ambient elegant për dasma, ahengje familjare, takime biznesi apo mbrëmje me miq.
Për familjen Popova, çdo investim ka vetëm një qëllim: të krijojë një vend ku çdo mysafir ndihet si në shtëpi.
Historia e katër vëllezërve Popova dëshmon se një biznes familjar mund të rritet ndër vite pa humbur identitetin dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar.
Nga restoranti i parë në vitin 1999, te dy lokacionet ikonike në rrugën e kafeneve në Prishtinë dhe tani te kompleksi modern në Bërnicë, “Princesha Gresa” vazhdon të shkruajë një histori suksesi të bazuar mbi punën, profesionalizmin, përkushtimin dhe mikpritjen shqiptare.
Sepse, për familjen Popova, receta më e mirë nuk ka qenë kurrë vetëm ushqimi, por respekti për çdo mysafir.
E-Diaspora
-
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë Këngëtarja me famë botërore ftoi ndjekësit të eksplorojnë Prishtinën përmes Google Maps Street View, duke prezantuar... -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve -
Sunny Hill nis me spektakël, mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor

















