Skip to content

Dita e katërt e protestës në Prishtinë: Kërkohet burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt

Sot në Prishtinë po protestohet për ditën e katërt me radhë, teksa protestuesit kanë kërkuar burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati në Vitomiricë të Pejës të dielën.

Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri. 

Përmes njërës nga pankartat, kërkohej shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren tashmë të suspenduar të Pejës, Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit, Suada Rama-Hamza, kryetarin e Gjykatës, Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së Qendrës për Punë Sociale, Shpresa Lukajn dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë, transmeton albinfo.ch.

Si pikë e dytë është shkarkimi i Sveçlës, Gërvallës dhe dorëheqja e Muhaxherit.