Mitrovicasja Dafina Hajradini ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e botës në kategorinë e grimit të nusërisë, “Make-up Wedding”, shkruan albinfo.ch.
Hajradini, e cila përfaqësoi Kosovën në garat botërore “World Champion 2026”, zuri vendin e parë në këtë kategori, duke u renditur në krye të garës ndërkombëtare.
Përmes këtij rezultati, profesionistja nga Studio Zyla & Dafina ka arritur një sukses që e vendos emrin e saj dhe të Kosovës në vëmendjen e skenës ndërkombëtare të bukurisë dhe grimit./Albinfo.ch