Shqipëria
“Shqipëria më befasoi”: Turisti francez zbulon çfarë e mahniti gjatë qëndrimit në vend
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj, veçanërisht të atyre nga Franca. Një turist francez, pas një jave të kaluar në vend, ka ndarë përshtypjet e tij për mikpritjen shqiptare, bukuritë natyrore, harmoninë fetare dhe infrastrukturën rrugore.
Përshtypjet e turistit janë publikuar nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila theksoi se investimet e viteve të fundit kanë ndikuar në transformimin e Shqipërisë dhe në përmirësimin e aksesueshmërisë së saj.
Turisti francez rrëfen se kishte parë më herët reklama dhe materiale promovuese për Shqipërinë në rrjetet sociale, por ajo që përjetoi nga afër e befasoi edhe më shumë. Sipas tij, mbi të gjitha spikati mikpritja dhe bujaria e shqiptarëve.
“Jam befasuar shumë nga mikpritja dhe bujaria që kam përjetuar gjatë gjithë qëndrimit tim”, shprehet ai, duke treguar se vendasit bëjnë të pamundurën që turistët të ndihen sa më rehat, edhe kur restorantet apo baret janë të mbushura.
Një tjetër element që i ka bërë përshtypje është bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme fetare. Ai vlerëson faktin që myslimanë, katolikë dhe ortodoksë jetojnë së bashku, duke krijuar një ndjenjë të fortë uniteti dhe respekti.
Përveç njerëzve, turisti francez veçon edhe natyrën dhe peizazhet shqiptare, duke i cilësuar ato ndër pasuritë më të mëdha të vendit. Ai vlerëson gjithashtu traditën dhe autenticitetin që ofrojnë destinacionet turistike.
Përshtypje pozitive ka lënë edhe infrastruktura rrugore. Gjatë një jave, turisti thotë se ka përshkuar mbi 600 kilometra nëpër Shqipëri dhe e konsideron cilësinë e rrugëve të krahasueshme me atë në Francë.
Në fund të rrëfimit të tij, ai u bën thirrje turistëve të huaj që ta vizitojnë Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për ngrohtësinë dhe mikpritjen që ka përjetuar gjatë qëndrimit.
“Një falënderim i madh për Shqipërinë, për gjithçka kam parë deri tani. Faleminderit për ngrohtësinë që më keni dhënë gjatë gjithë qëndrimit tim”, shprehet turisti francez.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










