Lajme
Pse karburantet janë kaq të shtrenjta në Zvicër? Eksperti shpjegon arsyet
Konflikti në Lindjen e Mesme, problemet në rafineri dhe niveli i ulët i Rajnit po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet në pompa
Çmimet e karburanteve në Zvicër kanë arritur nivele rekord, veçanërisht për naftën. Redaktori i biznesit i SRF-së, Matthias Heim, shpjegon se pas rritjes qëndrojnë disa faktorë ndërkombëtarë, ndërsa çmimet mund të mbeten të larta edhe në periudhën e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Sipas Heim, një nga faktorët kryesorë është konflikti mes Iranit dhe SHBA-së, i cili ka ndikuar në qarkullimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Si pasojë, në treg po arrin një sasi më e vogël e naftës.
Në të njëjtën kohë, disa rafineri në botë nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë. Dëmet e shkaktuara nga luftërat, ndër të tjera në rajonin e Gjirit dhe në Rusi, kanë ndikuar në përpunimin e naftës. Edhe niveli i ulët i ujit në Rajn po e shtrenjtëson transportin e benzinës dhe naftës drejt Zvicrës.
A do të zgjasë kjo situatë?
Sipas ekspertit të SRF-së, kjo varet në masë të madhe nga zhvillimet në Iran. Një marrëveshje me SHBA-në mund të çojë në ulje të shpejtë të çmimit të naftës së papërpunuar. Megjithatë, problemet në rafineri mund të zgjasin shumë më gjatë, pasi riparimet mund të kërkojnë muaj apo edhe vite.
Në krizat e mëparshme, çmimet kanë arritur nivele të ngjashme. Gjatë krizës financiare të vitit 2008, një litër karburant kushtonte rreth 2.43 franga, i përshtatur me inflacionin. Në vitin 2022, gjatë vitit të parë të luftës në Ukrainë, çmimi ishte rreth 2.46 franga për litër – afërsisht në nivelin e sotëm.
Megjithatë, makinat moderne me naftë konsumojnë rreth një të tretën më pak karburant sesa automjetet e 20 viteve më parë. Për këtë arsye, sipas Heim, barra reale e një rezervuari të karburantit mbi buxhetin familjar ishte më e madhe në vitin 2008 sesa është sot.
Elektromobiliteti ndryshon situatën
Një ndryshim i rëndësishëm krahasuar me krizat e mëparshme është përhapja e makinave elektrike. Sipas Heim, automjetet elektrike janë më efikase dhe mund të karikohen edhe me energji të prodhuar nga panelet diellore.
Zvicra prodhon pjesën dërrmuese të energjisë elektrike që përdor, ndërsa për benzinën dhe naftën varet nga importet. Për këtë arsye, tregu i karburanteve mbetet shumë më i ekspozuar ndaj zhvillimeve ndërkombëtare, luftërave dhe krizave politike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












