Lajme
Të rinjtë e diasporës, me platformë udhërrëfyese
Përfundojnë punimet e Forumit të rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës. Në fund u nxor një platformë që do të jetë udhërrëfyes për të rinjtë jashtë vendit
Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të atyre të Kosovës u premtuan anëtarëve të rrjetit të rinjve nga diaspora se do ta kenë mbështetjen tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë. Në përfundim të punimeve të Forumit të rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës, u tha se diaspora shqiptare është një dhe e pandarë.
Forumi i rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës, mekanizma këto të iniciuara nga Ministria e Diasporës që janë formuar në përpjekje për të bërë organizimin sa më të mirë të diasporës dhe thellimin e bashkëpunimit, ka përfunduar punimet.
Njëzet pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Evropës, kanë arritur të nxjerrin sot në Tiranë një draft-platformë e cila do të shërbejë për punën e mëtutjeshme të rrjeteve deri në krijimin e Unionit.
Përpos në Prishtinë, ku edhe u përmbyllën këto punime, pjesëmarrësit me organizim të Ministrisë së Diasporës, udhëtuan edhe në Tiranë, për tu njohur për së afërmi me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, si dhe për marrë inputin e tyre lidhur me bashkëpunimin institucional në të ardhmen.
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ministri Valon Murati me bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, si dhe përfaqësues të rrjetit “Asan” përgëzuan iniciativën, duke u shprehur të gatshëm që të bashkëpunim ta ngritin në nivel akoma më të lartë.
“E përgëzoj këtë iniciativë të Ministrisë së Diasporës. Sot Shqipëria e Kosova kanë nevojë për një kategori të njerëzve, të rinjve, të cilët përmes aktiviteteve kërkojnë ta sfidojnë vetveten, të arrijnë ta transformojnë jetën e tyre, të familjeve e të shoqërisë e pse jo edhe të vendeve. MPJ-ja është duke punuar për të ndërtuar një marrëdhënie me diasporën shqiptare, veçanërisht me diasporën e re. Roli i diasporës në vite ka qenë shumë i rëndësishëm për ndërtimin e Shqipërisë”, tha Peleshi.
Ai porositi të rinjtë se vendi ka nevojë për dijet, aftësitë, për modelet e tyre të sukseseve.
Në anën tjetër, nikoqiri i takimit, Ministri i Diasporës, Valon Murati theksoi se diaspora është një dhe e pandarë, prandaj do të trajtohet si e tillë.
Diaspora, nga një diasporë që ka ndihmuar për lirinë e vendit, po shndërrohet në një diasporë që e ka gjetur vendin e vet aty ku jeton, po shndërrohet në një faktor politik.
“Duhet të krijojmë kushte që këta të rinj të kthehen dhe të kontribuojnë për vendin e tyre, të vijnë edhe si ekspertë, të punojnë në projekte të caktuara. Gjithashtu, duhet të mobilizohemi që të krijojmë raporte institucionale me ju”, tha ndër të tjera ministri Murati, transmeton Albinfo.Ch, një komunikatë lëshuar nga MeD.
Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës e Shqipërisë, theksoi se “sot diasporën duhet ta kthejmë në një diasporë jo vetëm në interes të kombit, por edhe në interes të vendit ku jeton. Individët e suksesshëm, kudo ku jetojnë, modelin e suksesit mund ta sjellin në Kosovë ose Shqipëri”.
Në këtë forum morën pjesë edhe përfaqësuesit e rrjetit Asan, një rrjet i studentëve shqiptarë në botë, i krijuar para 12 vjetësh. Përfaqësuesi i tij tha se ky rrjet është krijuar që të jetë një zë i përbashkët për ta ndihmuar njëri-tjetrin.
Në forum pati edhe pyetje lidhur me politikat integruese, për krijimin e një draft-strategjie e të tjera, por pati edhe propozime si ai për krijimin enjë fondi bursash, që studentët të mund të ndihmohen për t’i zhvilluar kapacitetet e tyre, në mënyrë që në të ardhmen ta japin kontributin e tyre në shtetet shqiptare.
Rrjeti i të rinjve nga diaspora u prit edhe nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Qirjako Qirko i cili i përgëzoi për punën në krijimin e rrjeteve të të rinjve në diasporë.
“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe rrjeteve të studentëve është një ide për t’u vlerësuar. Jam i emocionuar që shoh brezin e ri të shkolluar, pasi ju keni mundësi që të shikoni një realitet të ri. Ju garantoj se do ta keni mbështeten e institucioneve për t’i realizuar objektivat tuaja”, tha Qirko.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













