Kosova
Ps fitores ndaj Irlandës, Kosova, disa vende më lartë në renditjen e FIFA-s
Falë këtij triumfi, Kosova ka kaluar Bolivinë në renditjen botërore dhe tashmë pozicionohet në vendin e 77-të
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen e FIFA-s pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” morën tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë të këtij cikli të Ligës së Kombeve, duke dominuar ndaj irlandezëve dhe duke e merituar fitoren, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte minimal.
Falë këtij triumfi, Kosova ka kaluar Bolivinë në renditjen botërore dhe tashmë pozicionohet në vendin e 77-të, shkruan rtklive. Para saj renditen Austria dhe Izraeli, ndërsa Irlanda ndodhet një pozitë më poshtë.
Kosova ka mundësi të fitojë edhe më shumë pikë në renditjen e FIFA-s nëse arrin rezultat pozitiv ndaj Austrisë, e cila aktualisht renditet në vendin e 23-të në botë.
Ndërkohë, ngritje në renditje ka pasur edhe Shqipëria. Kuqezinjtë kanë përfituar nga humbja e Hondurasit në shtëpi ndaj Surinamit dhe tashmë renditen në pozitën e 66-të.
Shqipëria sot do të përballet me Bjellorusinë, në një ndeshje ku synon fitoren, ndërsa Kosova ka udhëtuar drejt Austrisë, ku të dielën, nga ora 18:00, do të përballet me kombëtaren austriake.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












