Kosova
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në 15,238 në maj 2026
Numri i shtetasve të Kosovës të punësuar në Slloveni ka shënuar rënie gjatë dy viteve të fundit, ndonëse në të njëjtën periudhë është rritur numri i përgjithshëm i punëtorëve të huaj në vend, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore të Republikës së Sllovenisë, në mars të vitit 2024 në Slloveni punonin rreth 16,600 shtetas të Kosovës. Në atë kohë, kosovarët përbënin grupin e dytë më të madh të punëtorëve të huaj, pas shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës.
Një vit më vonë, në mars 2025, numri i tyre kishte rënë në pak më pak se 15,400, që paraqet një ulje prej rreth 1,200 personash ose 7.2%. Në të njëjtën periudhë, Serbia e kaloi Kosovën për nga numri i shtetasve të punësuar, duke e zbritur Kosovën në vendin e tretë.
Të dhënat e fundit tregojnë se në maj 2026 në Slloveni punonin 15,238 shtetas të Kosovës. Krahasuar me rreth 15,600 në maj 2025, numri është ulur për rreth 362 persona, ose 2.3%.
Nëse krahasohen marsi i vitit 2024 me majin e vitit 2026, numri i kosovarëve në punësim është ulur për rreth 1,362 persona, apo afërsisht 8.2%. Ky krahasim duhet marrë si orientues, pasi bëhet fjalë për muaj të ndryshëm.
Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj në punësim në Slloveni është rritur. Nga rreth 144,200 në mars 2024, ai arriti në rreth 147 mijë në mars 2025 dhe në 152,011 persona në maj 2026.
Si rrjedhojë, edhe pesha e shtetasve të Kosovës në mesin e fuqisë punëtore të huaj është zvogëluar: nga rreth 11.5% në mars 2024, në 10.5% në mars 2025 dhe rreth 10% në maj 2026./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” Tenori kosovar me famë ndërkombëtare do ta hapë turneun më 10 tetor në Kongresshaus Zürich, i... -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












