Botë
Greqia përballet me mungesë të madhe punëtorësh në sektorin e turizmit: mbi 80 mijë vende pune të lira
Ndërsa sezoni turistik në Greqi ka hyrë në kulmin e tij, vendi përballet me një krizë të thellë të fuqisë punëtore në industrinë e turizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit. Më shumë se 80.000 pozita mbeten të pambuluara në hotele dhe restorante në të gjithë territorin grek.
Në qytetet kryesore dhe destinacionet më të frekuentuara si Athina, Selaniku, Kreta dhe Rodos, punëdhënësit kanë vështirësi të mëdha për të gjetur staf të kualifikuar. Tabelat me njoftime për vende të lira pune janë bërë të zakonshme jashtë restoranteve dhe hoteleve, me kërkesa për kuzhinierë, kamarierë dhe personel ndihmës, transmeton albinfo.ch.
Sipas pronarëve të bizneseve në këtë sektor, pavarësisht rritjes së turistëve, interesimi i vendasve për të punuar në turizëm është ulët. Ata fajësojnë oraret e gjata, mungesën e kontratave të rregullta dhe kushtet e jetesës në zonat turistike si disa nga arsyet kryesore.
Federata e Punonjësve në Turizëm thekson mungesën e paprecedentë të stafit të trajnuar dhe me përvojë. Edhe pse disa biznese ofrojnë paga konkurruese dhe kushte më të mira pune, mungesa e stafit mbetet sfidë e vazhdueshme.
Kjo krizë e fuqisë punëtore nuk është e kufizuar vetëm në turizëm. Edhe sektorët e ndërtimit dhe bujqësisë janë ndikuar rëndë, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me pasoja afatgjata të emigrimit masiv gjatë krizës ekonomike – më shumë se gjysmë milioni qytetarë, kryesisht të rinj dhe profesionistë, kanë lënë vendin.
Në përpjekje për të zbutur situatën, qeveria e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka ndërmarrë nisma për të sjellë punëtorë nga vende të treta, përmes marrëveshjeve bilaterale me shtete si Egjipti, Vietnami, Bangladeshi, Gjeorgjia, India dhe Moldavia.
Sipas parashikimeve të Ministrisë Greke të Turizmit, deri në vitin 2028 pritet që Greqinë ta vizitojnë deri në 40 milionë turistë në vit – një numër gati katërfish më i lartë se popullsia aktuale e vendit. Kjo e bën adresimin e krizës së punës një emergjencë kombëtare për ekonominë greke, ku turizmi përbën rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













