Botë
Spanja propozon ndalimin e duhanit në plazhe dhe hapësira të jashtme publike
Qeveria e Spanjës ka prezantuar një projektligj të ri që synon ndalimin e pirjes së duhanit dhe përdorimit të cigareve elektronike në një sërë hapësirash publike, përfshirë plazhet, tarracat e lokaleve dhe zona të tjera të frekuentuara nga qytetarët.
Ministrja e Shëndetësisë, Monica Garcia, bëri të ditur se masat e reja do të përfshijnë ambientet e jashtme të hoteleve dhe restoranteve, stacionet e autobusëve, portet, kampuset universitare, objektet sportive, pishinat dhe plazhet.
Sipas saj, qëllimi kryesor i këtij ligji është forcimi i mbrojtjes së shëndetit publik dhe krijimi i një ambienti ku ajri i pastër në hapësirat publike të jetë standard. Garcia theksoi se duhani shkakton rreth 50 mijë vdekje çdo vit në Spanjë dhe lidhet me një pjesë të konsiderueshme të rasteve me kancer.
Projektligji parashikon gjithashtu kufizime për përdorimin e duhanit nga të miturit, ndalimin e reklamimit të produkteve të duhanit dhe avullimit, si dhe rregulla më të ashpra për shitjen e këtyre produkteve.
Megjithatë, miratimi i nismës mbetet i pasigurt, pasi qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez nuk ka shumicën në parlament dhe do të duhet të sigurojë mbështetje nga partitë e tjera.
Propozimi pritet të hasë kundërshtime veçanërisht nga sektori i hotelerisë dhe gastronomisë, i cili ka një rol të rëndësishëm në ekonominë spanjolle. Në Spanjë, konsumimi i ushqimit dhe pijeve në ambient të hapur është një traditë e përhapur, sidomos gjatë muajve të verës.
Megjithëse numri i duhanpirësve ka rënë në vitet e fundit, rreth 26 për qind e të rriturve në Spanjë vazhdojnë të pinë duhan çdo ditë. Aktualisht, ligji i vitit 2011 ndalon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, përfshirë baret, restorantet, kafenetë, klubet e natës dhe kazinotë.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











