Kosova
Miratohet buxheti, statusi i Trepçës dhe projektligji për Dialogun
Në një seancë maratonike që ka nisur në orën 11 të së shtunës, Kuvendi i Kosovës ka arritur ta votojë buxhetin për vitin 2019 vetëm rreth orës dy pas mesnatës.
65 deputetë kanë votuar pro buxhetit, ndërsa nuk ka pasur asnjë kundër e asnjë abstenim, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu Kuvendi ka votuar për zgjatjen buxhetore për muajin shkurt nga buxheti i vitit 2018. Ka pasur shumë pakënaqësi e ankesa nga deputetë të ndryshëm për kërkesat e tyre që kanë pasur për futje në buxhet. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ka votuar edhe Statutin e ndërmarrjes Trepça si shoqëri aksionare. 80 vota ishin për, dy kundër e tri abstenime.
Kuvendi i Kosovës voton projektligjin për Dialogun
Kuvendi i Kosovës pas një debati të gjatë ka votuar në lexim të parë projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Nga 91 deputet që ishin në sallë 62 deputetë kanë votuar për ndërsa deputetet e opozitës nuk kanë marrë jesh fare në votim.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se me këtë Projektligj, Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij. Sipas tij, kryefjala e këtij Projektligji sa i përket dialogut është Kushtetuta dhe mbrojtja e interesave strategjike të Kosovës.
Hoxhaj sqaroi se kanë hartuar një platformë shtetërore për dialogun, për të cilin u shpreh i gatshëm ta prezantojnë para Kuvendit kurdo që është e nevojshme. Por, projektligji u kundërshtua nga opozita.
Deputetja Vjosa Osmani Sadriu, tha se po i jepet legjitimitet presidentit për copëtimin e vendit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se projektligjin do ta dërgojnë në kushtetuese. Ndërsa, përfaqësuesit e partive në pushtet i kanë bërë thirrje opozitës të bëhen pjesë e ekipit negociator. Ndërsa akuza të rënda mes vete ka pasur mes deputetëve që dikur ishin bashkë partiak. Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka qenë pjesë e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës, gjë që e ka mohuar ky i fundit. Përplasje pati edhe mes deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














