Kosova
Diaspora e fshatrave Pogragjë e Dobërçan të merret si shembull
Komuna e Gjilanit, ka falënderuar drejtuesit e shoqatës “Pogragja” në Zvicër, për kontributin e tyre që kanë dhënë në Gjilan.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim drejtuesit e shoqatës “Pogragja” në Zvicër, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë dhe për angazhimin rreth financimit dhe mirëmbajtjes së fshatit Pogragjë.
Ai ka apeluar te të gjitha fshatrat dhe lagjet e Komunës së Gjilanit, që të bëhen shembull sikur Pogragja, Dobërçani e Lladova, duke u kujdesur për ambientin e mirëmbajtjen e projekteve.
Kurse Agron Aliu, bashkatdhetar nga ky fshat i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka thënë se këtë vit janë bërë shumë punë të mëdha në këtë fshat, kurse kjo do të vazhdoj tani e tutje me qëllimin e vetëm që fshati të jetë një model se si duhet të përkushtohemi për pastërtinë dhe ambientin në përgjithësi.
“Po punojmë që Pogragja të bëhet një fshat me pamje perëndimore. Deri më tani kanë ndodhur ndryshime të mëdha pozitive dhe do të vazhdohet edhe më tutje falë angazhimit dhe punës që e bëjnë të gjithë banorët e fshatit duke dhënë kontribut të vazhdueshëm së bashku edhe me mërgatën e cila nuk kursehet asnjëherë”, ka thënë ai.
Muhamet Islami, koordinator i shoqatës “Pogragja”, njoftoi se kanë punësuar një person i cili në baza ditore angazhohet në punë.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













