Sport
Wenger e mbron Xhakën
“Xhaka ka trup, ka fuqinë për të vendosur vet një ndeshje. Ajo që ne duam është që të përdorin këtë në një mënyrë shumë më efikase”, deklaroi Arsene Wenger
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e mbron futbollistin shqiptar, Granit Xhakën. Wenger është shprehur se Xhaka shumë shpejt do të tregojë cilësitë e tij dhe pse është blerë për 45 milionë euro, shkruan albinfo.ch.
“Ai do të luajë ndeshje. Çdo javë që kalon ai është më i fortë dhe më i mirë. Do t’i ketë edhe ai minutat e tij si lojtar. Xhaka ka trup, ka fuqinë për të vendosur vet një ndeshje. Ajo që ne duam është që të përdorin këtë në një mënyrë shumë më efikase. Ne jemi në shtator, kemi filluar në gusht, unë e di se është një muaj. Shumë lojtarëve u duhet kohë që të futen në ekip. Ai do ta bëjë këtë pa ndonjë problem”, ka thënë francezi.
Ai ka folur edhe për pozicionin në fushë të Xhakës. “Personalisht e preferoj atë që vrapon nga njëra zonë e 16 metërshit tek tjetra, sepse e ka motorikën, e ka fuqinë dhe ka pasimet e sakta. Atij i pëlqen që të qëndrojë në thellë në mesfushë për të qarkulluar lojën. Granit Xhaka është përshtatur mirë me ritmin e lojës angleze. Unë mendoj se ai do të ketë një ndikim të madh në vazhdim”, u shpreh Wenger për “Daily Mail”.
Përfaqësuesi i Zvicrës nuk kishte shumë minutazh deri më tani. “Për momentin vendimi për ta lënë jashtë nuk është për shkak të kualitetit, sepse ai veçse ndihet mirë këtu, por ka nevojë për kohë që të adaptohet. Coquelin dhe Cazorla punojnë shumë mirë së bashku, për këtë ata startojnë në ato pozicione”, ka nënvizuar Wenger.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













