Sport
Pesë gjëra që duhet të dini për Shqipërinë
Kampionati Evropian i futbollit po afrohet, derisa Shqipëria do të prezantohet për herë të parë. “AFP”, ka bërë një shkrim se cilat janë pesë gjërat më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, shkruan albinfo.ch.
“The Italian job-Puna italiane”
Jo shumë trajnerë janë dekoruar me yje nderi për punën që kanë bërë, por Gianni De Biasi arriti që të kualifikojë për herë të parë Shqipërinë në një Kampionat Evropian. Ish-futbollisti dhe trajner në Itali, 59-vjeçari, ka edhe pasaportë shqiptare, që tregon dashurinë e tij për këtë vend.
Mentaliteti ballkanas
Një kombinim i lojtarëve shqiptarë nga tërë diaspora u mblodhën nga Gianni De Biasi. “Shqiponjat” kanë pruar një mentalitet ballkanas të kombinuar edhe me përvojë si nga Italia, Gjermania dhe Zvicra. Arritën të befasojnë duke qenë në vendin e dytë pas Portugalisë, por duke lënë pas Danimarkën dhe Serbinë. Dy herë barazuan me Danimarkën, kurse ndeshja në Serbi u ndërpre dhe fitorja 3:0 i takoi shqiptarëve.
Vështirë të munden
Të përzgjedhurit e Gianni De Biasi kanë luajtur në stilin italiane me kundërsulme, duke e parkuar autobusin dhe duke i pritur kundërshtarët, një taktikë që ishte shumë e suksesshme, pasi kanë pranuar shumë pak gola. Mbrojtja përbëhej nga portieri Etrit Berisha, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, si dhe kapiteni Lorik Cana.
Pak gola
Bunkeri i Shqipërisë edhe mund të thyhet herët, siç ndodhi në ndeshjes testuese ndaj Austrisë, kur pranuan dy gola në 15 minutat e parë. Shqipëria arriti të shënojë pesë gola ndaj Armenisë, që ishte e fundit në grupe. Ata shënuan dy herë edhe ndaj Luksemburgut, por vetëm pasi kundërshtari ishte me një lojtar më pak. Dy gola nuk arritën të shënojnë ndaj Portugalisë, Danimarkës e Serbisë.
Befasia
Pasi nuk kanë çfarë të humbin, Shqipëria mund të jetë një befasi e pakëndshme për rivalët e grupit, sidomos Francën, që e kanë mundur 1:0, në miqësoren e zhvilluar vitin e kaluar. Për të kaluar grupin duhet një fitore dhe më shumë kanë gjasa ndaj Zvicrës, por edhe rivalëve ballkanik, Rumanisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












