Sport
Italia do ta nderojë për një javë të tërë Bryantin
Në vendin ku është rritur, në Itali, do të mbahet zi për Kobe Bryantin për një javë të tërë. Federata e Basketbollit e Italisë ka njoftuar të hënën se ka urdhëruar të aplikohet një minut heshtje në të gjitha ndeshjet, në të gjitha rangjet e kategoritë për një javë të tërë.
“Është një gjest i vogël, por nga zemra. Një gjest që e meriton për të nderuar jetën dhe kujtimin e Kobe Bryantit, një kampion absolut që gjithmonë kishte Italinë në zemrën e tij. Kobe ishte dhe do të jetë gjithmonë i lidhur me shtetin tonë”, është thënë në komunikatë të Federatës, shkruan sot Koha Ditore.
Bryant jetoi në Itali nga mosha 6vjeçare deri në atë 13-vjeçare me babain e tij, Joe Bryantin, që kishte luajtur për disa skuadra italiane.
Ai u kthye në Pennsylvani për shkollë të lartë. Kobe Bryant fliste rrjedhshëm gjuhën italiane dhe shpesh kishte thënë se do të ishte ëndërr të luante në Itali.
Ëndrra gati sa iu realizua kur Bryant ishte pranë t’i bashkohej Virtus Bolognas në vitin 2011 gjatë “lokautit” të NBA-së. Transferimi dështoi vetëm pasi u arrit marrëveshja dhe vazhdoi stinori në NBA, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












