Sport
E ka zënë gjumi, përjashtohet mesfushori i Kosovës
“Më vjen keq. Sigurisht që ishte një situatë e çuditshme, por po flija. Ia shpjegova menjëherë trajnerit”, tha Hekuran Kryeziu
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Hekuran Kryeziu është përjashtuar nga skuadra e tij, Luzern. Atë e ka suspenduar trajneri Markus Babel, duke e detyruar që të stërvitet me ekipin U-21, pasi ka fjetur më shumë se që është dashur, shkruan albinfo.ch.
23 vjeçar pritej të ishte në fushën e lojës në ndeshjen që Luzerni luajti kundër Sionit, por për çudinë e të gjithëve, emri i tij nuk ishte as në protokollin e ndeshjes mes rezervave. Futbollisti, i veshur me tutat e klubit, ndoqi të gjithë takimin nga tribuna, edhe pse nuk kishte asnjë njoftim se ai do të mungonte në këtë ndeshje për shkak të ndonjë dëmtimi të mundshëm.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Markus Babel shpjegoi para gazetarëve arsyen. “U la jashtë për arsye disiplinore. Ai nuk erdhi në kohë për mbledhjen e skuadrës”, shpjegoi trajneri gjerman për “Blick”. Takimi i skuadrës kishte qenë në orën 10 të mëngjesit, Kryeziu ishte paraqitur në orën 10:25, për shkak se nuk i kishte dalë gjumi në kohë. Ndaj Babel kishte vendosur që Kryeziu të stërvitej me të rinjtë.
Por, futbollisti kosovar ka kërkuar falje. “Më vjen keq. Sigurisht që ishte një situatë e çuditshme, por po flija. Ia shpjegova menjëherë trajnerit”, tha ai.
Por ai është i vetmi që është dënuar për një situatë të tillë, ndonëse ajo u ka ndodhur edhe futbollistëve të tjerë. Shkaku është se zakonisht lojtarët lajmërojnë nëpërmjet një telefonate për çdo lloj vonese. Kryeziu nuk e kishte bërë një gjë të tillë, edhe pse kjo është një rregull që Babel e ka vendosur të gjithë.
Kryeziu ishte futbollisti kryesor i Kosovës në barazimin ndaj Finlandës me rezultat 1:1.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










