Maqedonia
Detaje nga vrasja e trefishtë në Dibër
Sipas informacioneve të qytetarëve të Dibrës, vrasësi mund të jetë i afërmi i të vrarëve (burri i motrës së A.P.), për arsye banale, pasi janë fjalosur për të gjetur një zgjidhje për rrugicën që ka kaluar mes shtëpive të tyre
Prokuroria Themelore e Gostivarit ka nisur hetimet në shtëpinë private në Dibër, ku janë gjetur të pajetë tre anëtarë të një familjeje.
Sipas informacioneve paraprake, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërsa viktimat janë nga një familje, burrë e grua dhe vajza e tyre në moshën 13-vjeçare, të cilët përkohësisht kanë jetuar në Itali. Autorët tani për tani nuk dihen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori publik kompetent është në terren dhe po punon për të zbuluar autorin dhe për të përcaktuar motivet. Në këtë drejtim janë lëshuar një sërë urdhrash për mbledhjen e gjurmëve nga vendi, raporte të ekspertëve dhe kërkime, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të qytetarëve të Dibrës, vrasësi mund të jetë i afërmi i të vrarëve (burri i motrës së A.P.), për arsye banale, pasi janë fjalosur për të gjetur një zgjidhje për rrugicën që ka kaluar mes shtëpive të tyre.
Kryefamiljari i ndjerë ka edhe dy fëmijë të rritur, të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali, ndërsa në Dibër kishin ardhur për pushime verore.
Dy fëmijët e rritur para disa ditësh ishin kthyer në Itali, ndërsa të ndjerit kanë mbetur në Dibër edhe për disa ditë për një dasmë tek të afërmit e tyre, të cilët jozyrtarisht mësohet se e kanë njoftuar policinë për vrasjen.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













