Botë
Destinacioni turistik, ku hajdutët janë më aktivë
Për fat të keq, turistët janë shpesh objektiv i hajdutëve të xhepave. Një renditje e re e hajdutëve të xhepave ka identifikuar vendet më të këqija për krimin në Europë.
Hajdutët e xhepave shpesh synojnë turistët, pasi ata mund të jenë më pak të vetëdijshëm për rrethinat e tyre, ose kanë dokumente të rëndësishme.
Një indeks i ri i hajdutëve të xhepave nga Quotezone.co.uk ka identifikuar vendet ku turistët rrezikohen më shumë të bien pre e një vjedhje.
Renditja:
1. Itali
2. Francë
3. Holandë
4. Gjermani
5. Greqi
6. Spanjë
7. Portugali
8. Turqi
9. Irlandë
10. Poloni
Ekipi shqyrtoi numrin e herëve, që turistët përmendin hajdutët e xhepave, në vlerësimet e atraksioneve kryesore të secilit vend.
Edhe pse Barcelona shpesh mendohet si një pikë e njohur për hajdutët e xhepave, Spanja nuk hyri në top 5.
Italia zuri vendin e parë dhe disa nga atraksionet kryesore turistike të vendit, ishin magnet për hajdutët.
Vlerësimet online të Koloseut të Romës, Shatërvanit të Trevit dhe Panteonit, kishin të gjitha komente, ku turistët përmendnin se u ishin vjedhur sende.
Një studim nga money.co.uk, gjeti 2206 komente që përmendnin hajdutët e xhepave në shatërvanin Trevi në Romë. Shatërvani ikonë është një nga atraksionet më të vizituara të Romës dhe zakonisht është i mbushur me turistë, që bëjnë foto.
Pushuesit duhet të kenë kujdes nga mashtrimet e zakonshme, që mund të përdoren si teknika shpërqendrimi. Hajdutët që punojnë në çifte, mund të përdorin një mashtrues për të tërhequr vëmendjen e turistit, ndërsa një tjetër i vjedh ata.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë










