Bota
Bota myslimane “karantinohet” për festën e Bajramit
Ndërsa adhuruesit përgatiten për fundin e muajit të shenjtë në Islam, qeveritë po forcojnë kontrollin e tyre mbi pandeminë koronavirus. Drejtuesit fetarë përpiqen të ofrojnë mbështetje shpirtërore.
Autoritetet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në vendet me shumicë myslimane kanë rritur forcimin e kufizimeve përpara festës, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shkruan Albinfo.ch.
Duke pasur parasysh që Bajrami është një ditë veçanërisht e rëndësishme për komunitetin, dhe tradita parashikon mbledhje të mëdha, solidaritet dhe ushqime të përbashkëta me familjen dhe miqtë, kjo është një periudhë veçanërisht e vështirë për besimtarët.
Autoritetet në Arabinë Saudite kanë njoftuar një shtetrrethim 24-orësh nga 23 maj, kur fillon Festa e Bajramit, deri më 27 maj, ditën e fundit të festës, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani, qytetarët e mbretërisë kanë pasur lirinë e lëvizjes nga ora 9 e mëngjesit në 5 pasdite. Myftiu i Madh Saudit Sheik Abdulaziz al-Sheik u ka bërë thirrje adhuruesve që të thonë lutjet e festave në shtëpi në vend të një xhamie.
Në Egjipt, Universiteti al-Azhar – i konsideruar historikisht vendi i mendimit islam sunit – ka dalë me këshilla të ngjashme.
Këshilli i mësuesve të vjetër tha se lutjet për festën e Bajramit duhet të kryhen nëpër shtëpi sepse qëllimi i ligjit islam është “ruajtja e jetës dhe mbrojtja e tyre nga të gjitha rreziqet”. Autoritetet gjithashtu rritën praninë e policisë në ditët e festave nga 5 e mëngjesit në 6 pasdite.
Në Turqi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se shtetrrethimi që do të zbatohet në të gjithë vendin gjatë gjithë festës. Erdogan shprehu shpresë se “kufizime të tilla nuk do të duhen” më pas.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës










