Lajme
Paralajmëron inteligjenca daneze: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda disa muajsh
Në një raport të publikuar sot, shërbimi danez i inteligjencës ka paralajmëruar se Rusia mund të kryejë sulm të kufizuar ushtarak ndaj një shteti, anëtar të NATO-s, në muajt e ardhshëm.
Sipas raportit, paralajmërohet për “rrezik të vogël, por në rritje” që Rusia të kryejë sulme me rreze të gjata ndaj infrastrukturës së NATO-s që mbështet Ukrainën ose të ndërmarrë sulm të kufizuar në një vend fqinj me numër të vogël trupash, që mund të veprojnë pa shenja dalluese ruse.
Raporti doli pak orë pasi një zjarr shpërtheu në një stacion të satelitit “Starlink” në Poloni, e të cilin autoritetet lokale e përshkruan si “akt sabotimi”, transmeton albinfo.ch.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se rritja e incidenteve hibride në vendet anëtare të NATO-s tregon se presidenti rus Vladimir Putin po përballet me vështirësi në luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.
Ai ka thënë se një nga mënyrat më të mira për t’iu përgjigjur Rusisë është vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë teksa ka deklaruar se të gjitha mundësitë për reagim janë në dispozicion dhe se do të përdorin çfarëdo mase që të jetë e nevojshme. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s që të qëndrojnë të qetë, duke thënë se “Putini është në një pozitë të vështirë” dhe se “nuk po e fiton luftën në Ukrainë”.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











