Shqiperia
Ka realisht ulje të çmimeve në hotelet e Sarandës, apo?
Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.
Gjithçka niste nga 60 euro, ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.
Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi, ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale, ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.
Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.
Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi. Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi, pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).
Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomë që do të marrësh. Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro për person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjesi, darka dhe parkimi.
Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në Instagram ose Facebook dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.
Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit, edhe pse në një nivel të mirë, nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.
Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas, të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.
Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës, të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe, në anën tjetër, mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













