Kosova
SRF, me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe për raportet me Zvicrën
SRF i ka kushtuar një kronikë të gjerë që ka filluar sonte dhe do të emetohet në katër pjesë, ditëve të ardhshme
Kosova, 25 vite pas luftës dhe raportet e saj me Zvicrën. Kjo ishte tema të cilës magazina informative “10vor10”, emisioni më i shikuar i televizionit publik të Zvicrës SRF, i ka kushtuar një kronikë të gjerë që ka filluar sonte dhe do të emetohet në katër pjesë, ditëve të ardhshme, shkruan albinfo.ch.
Kronika fillon me konstatimin se marrëdhëniet e Zvicrës me Kosovën nuk fillojnë nga vitet `90, me luftën në Kosovë. Ato datojnë së paku që nga fillimi i viteve `60 të shekullit të kaluar, kur në Zvicër fillojnë të vijnë shqiptarët nga ish Jugosllavia, në kuadër të kontingjenteve të “gastarbajterëve”, punëtorëve fizikë të rekrutuar nga entet e punës, si punëtorë krahu.
Si ilustrim, kronika tregon një video nga viti i largët 1979 të emetuar atëbotë në SRF, me protagonist një punëtor nga Gjilani, në Cyrih. Z. Krasniqi atëbotë punonte në ndërtim dhe qëndronte në Zvicër si sezonier, ashtu sikur të gjithë punëtorët e huaj asokohe, transmeton albinfo.ch. Në emisionin e tanishëm gazetarët kanë kontaktuar nipërit e z. Krasniqi, studentë si pjesëtarë tashmë të brezit të tretë, në Zvicër, të cilët evokojnë kujtimet nga gjyshi i tyre, tashmë i ndjerë.
Në këtë kronikë i jepet fjala edhe ish ministres së jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila për shumëkë identifikohet si figura më meritore zvicerane e më gjerë, për sensibilizimin e çështjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo flet për misionin e saj dhe për respektin që gëzon në mesin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Zvicër.
Në pjesën e kronikës që emetohet nesër, do të bëhet fjalë për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe për shqiptarët që janë kthyer nga Zvicra në Kosovë për të ndërtuar jetën e tyre në vendlindje.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











