Kultura
Sopranoja shqiptare, performancë madhështore në Bukuresht
Sopranoja Arlinda Morava ka realizuar një performancë madhështore në Festivalin Ndërkombëtar "George Enescu" në Bukuresht të Rumanisë.

Arlinda Morava është shqiptarja, e cila prej vitesh jeton në Rumani dhe ka ndërtuar karrierën e saj me profesionistët si Maestron Lorenc Radovani dhe pianisten e talentuar Klejda Tare. Ajo së fundi ka realizuar një performancë madhështore në Bukuresht, shkruan albinfo.ch.
Arlinda Morava, njëkohësisht është edhe Drejtore Artistike e “Museicorum”.
Festivali Ndërkombëtar “George Enescu” i mbajtur në Bukuresht, solli disa prej kryeveprave të kompozitorëve shqiptarë, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre.
Perveç Arlinda Moravës në këtë festival, emocion të fuqishëm dha edhe pianistja e talentuar Klejda Tare së bashku me Maestro Lorenc Radovani me prejardhje nga Tirana, të cilët së bashku me violinçelistin e mirënjohur rumun Bogdan Postolache, interpretuan në eventin kulturor. /Albinfo.ch.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit