Futboll
Çfarë dënimi mund të marrë Granit Xhaka për certifikatën e vaksinimit?
Kapiteni i Zvicrës ka pranuar se kishte siguruar një vërtetim vaksinimi gjatë pandemisë, ndërsa autoritetet zvicerane po hetojnë rastin
Granit Xhaka mund të përballet me pasoja penale në Zvicër lidhur me rastin e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19, për të cilën futbollisti ka pranuar se e kishte siguruar gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria e kantonit të Lucernit ka hapur procedurë ndaj 33-vjeçarit për të sqaruar nëse janë përmbushur kushtet për ndonjë vepër penale lidhur me dokumentin. Hetimi lidhet, ndër të tjera, me dyshimin për përfitim të një vërtetimi të pavërtetë dhe/ose falsifikim dokumentesh.
Nëse rasti do të trajtohej si falsifikim dokumentesh sipas nenit 251 të Kodit Penal zviceran, ligji parashikon burgim deri në pesë vjet ose dënim me të holla. Ky është kufiri maksimal i paraparë nga ligji dhe nuk nënkupton se Xhaka do të dënohet me pesë vjet burg.
Rasti mori një zhvillim të ri të hënën, kur Xhaka reagoi publikisht dhe pranoi se kishte siguruar një vërtetim vaksinimi.
Ai tha se në atë periudhë kishte pasur frikë dhe pasiguri të mëdha lidhur me vaksinën kundër COVID-19, ndërsa sot e konsideron veprimin të gabuar.
Xhaka kërkoi falje dhe deklaroi se merr përgjegjësinë për vendimin e tij, duke u shprehur i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet.
Sipas mediave zvicerane, futbollisti pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Luzernit në fillim të tetorit. Deri në përfundimin e procedurës dhe një vendim të formës së prerë, për Xhakën vlen prezumimi i pafajësisë.
Ndërkohë, Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës të Përfaqësueses së Zvicrës. Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë të ditur se vendimi për mungesën e tij është marrë në marrëveshje me futbollistin. Pas përfundimit të kësaj periudhe, situata do të rivlerësohet.
Xhaka pritet të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Zvicrës në Ligën e Kombeve, ndërsa çështja penale ndaj tij vazhdon të jetë në fazën e hetimit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku... -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












