Futboll
Homazhe dhe një minutë duartrokitje te varri i Fadil Vokrrit
Sot janë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i njohur si legjenda e futbollit kosovar, përcjell albinfo.ch.
Sic njofton FFK, në homazhe morën pjesë krerët e FFK-së, familjarët, ish-bashkëlojtarët, shokët e miqtë e shumtë, tifozët Dardanët, klubet e futbollit si dhe nga dashamirë dhe miq të Vokrrit nga vende të ndryshme, siç ishte edhe Paskal Papadopulos, si dhe vëllai i ish-mbrojtësit të Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pasi ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e legjendës, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, në emër të KE të FFK-së ka falënderuar të gjithë të pranishmit që në këtë ditë të shënuar kanë bërë homazhe tek varri i Legjendës. Ai ka thënë fjalë të mëdha për ish-presidentin Vokrri, duke e vlerësuar si ikonë dhe unifikues të futbollit shqiptar, teksa ka kërkuar që karriera dhe vepra e Vokrrit të nderohet me një minutë duartrokitje nga të pranishmit”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.
Homazhe kanë bërë edhe ekipet e veteranëve të Prishtinës, Llapit, Flamurtarit të Vlorës dhe Tetovës.
Pas homazheve, ka filluar turneu përkujtimor “Fadil Vokrri”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












