Kosova
Babai i Çlirim Malokut: Marre, më herët reagoi Vuçiqi se politikanët tanë
Ai shtoi se kushtet e rënda e kishin detyruar Çlirimin të shkojë në Serbi për të punuar, ndërkaq u shpreh i mërzitur për këtë situatë
Kamber Maloku, babai i Çlirim Malokut, të riut që u rrah brutalisht në Novi Sad, ka shprehur zhgënjimin e tij me reagimin e institucioneve të Kosovës, për rastin e djalit të tij.
Babai i Çlirim Malokut, Kamberi ka rrëfyer për RTV Dukagjinin, se si e kishte marr lajmin për rrahjen brutale që katër serb, i kishin bërë djalit të tij, në Novi Sad të Serbisë. Ai thotë se djali i tij është rrahur nga nacionalistët serbë, vetëm se ka folur shqip, përcjell albinfo.ch.
“Çlirimi është vendosur në Novi Sad qe 20 ditë, por ai është kthyer në Kosovë për shkak të një dasme, dhe tani është rikthyer atje qe nja 5 ditë. Ka shkua atje me mësua zanatin si bukëpjekës. Pasi ka mbarua orarin e punës në mbrëmje kanë dalë me pi kafe me një shok që ka punua bashkë. Ata dy i kanë rrahur ndërsa një i tretë ka ikur. Unë kam dëgjuar përmes telefonit pasi vet nuk kamë qenë atje. Djali nuk ka ditur asnjë fjalë serbisht, prandaj kjo rrahje ka ndodhur për këtë arsye. Ata në lokal kanë folur, kanë bërë shaka diçka në shqip, prandaj janë rrahur”, tha Maloku.
Ai shprehet i mllefosur ndaj përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, duke thënë se edhe Vuçiqi kishte reaguar përpara tyre.
“Më përpara pari ka reagua Vuçiqi në këtë ngjarje, sesa liderët tanë si Thaçi ose Ramushi. Ata asnjëri nuk ka reaguar, përveç një Vlora Çitaku, edhe pse lajmet i kanë dhënë gazetarët. Unë nuk di çfarë të them vetëm se marre për liderët tonë që janë në atë vend e që nuk interesohen”, tha më tej Kamber Maloku.
Ai shtoi se kushtet e rënda e kishin detyruar Çlirimin të shkojë në Serbi për të punuar, ndërkaq u shpreh i mërzitur për këtë situatë.
Reagime të shumta, ka pasur edhe nga familjarë dhe shoqëria e Çlirimit, që i kanë uruar atij shërim të shpejtë dhe kthim në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










