Sport
Lihtenshtajni organizon autobusa për të evituar marshimin e tifozëve shqiptarë!
Për të evituar tollovitë e mundshme, është hera e parë që në një ndeshje do të aktivizohet një “shuttlebus” për të bartur shikuesit. Autobusi do të qarkullojë në mes të Vaduzit dhe vendit ku është stadiumi
Në prag të ndeshjes që të enjten luhet në Vaduz në mes të Lichtenshtajnit dhe Shqipërisë, policia ka marrë masa shtesë për mbikëqyrjen e situatës.
Nesër, kombëtarja e Lihtenshtajnit luan kundër Shqipërisë dhe me këtë rast pritet një dyndje e madhe e tifozëve të futbollit, shkruan gazeta “Liechtensteiner Vaterland” e principatës së vogël. Për këtë arsye, policia ka bërë përshtatjen e masave të sigurisë me situatën e pritshme.
Të gjitha vendet e stadiumit që zë 6000 shikues, tashmë janë shitur.
Federata e Futbollit e Lihtenshtajnit supozon se në stadium do të vijnë para së gjithash tifozë të Shqipërisë që jetojnë në shtetet në kufi me principatën (para së gjithash Zvicër, Austri).
Për të evituar tollovitë e mundshme, është hera e parë që në një ndeshje do të aktivizohet një “shuttlebus” për të bartur shikuesit, transmeton albinfo.ch. Autobusi do të qarkullojë në mes të Vaduzit dhe vendit ku është stadiumi. Ai do të fillojë qarkullimin e tij një orë e gjysmë para ndeshjes dhe do ta vazhdojë pastaj atë sërish, edhe një orë pas përfundimit të ndeshjes Lihtenshtajn – Shqipëri, duke bërë aq shkuarje-ardhje sa të ketë nevojë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu do të ketë më shumë se zakonisht prani policësh të uniformuar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










