Lajme
Program artistik me 150 muzikantë të rinj
Gjithsej 163 studentë të muzikës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Gjermania kanë marrë mësime nga profesorë nga Gjermania, Zvicra, Austria, Polonia, Franca, Holanda, Italia, Greqia dhe Turqia në piano, violinë, violë...
Në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta të shoqatës GjakovaBasel, më 16 korrik u prezantua një program i pasur muzikor me 150 muzikantë të rinj. Kjo u bë para një audience entuziastike si dhe të ftuarve nga komuna, disa ambasadave evropiane në Kosovë dhe sponsorëve të tjerë, duke festuar dhe përmbyllur kështu një edicion të suksesshëm të Esma në Gjakovë, thhet në buletinin n r. 13 të shoqatës GjakovaBasel.
Gjithsej 163 studentë të muzikës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Gjermania kanë marrë mësime nga profesorë nga Gjermania, Zvicra, Austria, Polonia, Franca, Holanda, Italia, Greqia dhe Turqia në piano, violinë, violë, violonçel, kontrabas, flaut, klarinetë, korno, operë dhe solo këndim, të shoqëruar nga katër pianistë profesional.
Nxitur nga dëshira e pjesëmarrësve, komunës, audiencës si dhe shumë përkrahësve tjerë, drejtori artistik Desar Sulejmani dhe ekipi realizues i GjakovaBasel do të bëjë të pamundurën që kjo ngjarje muzikore të realizohet sërish në Gjakovë edhe në vitin 2017, duke bërë muzikë së bashku, duke tejkaluar të gjitha kufijtë si dhe mesazhi inkurajues i ESMA të transmetohet nëpër Evropë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital
















