Sport
Gjergjaj: kundërshtarit tim David Haye i kanë ikur vitet
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Gjergjajn ku ai flet për seriozitetin e kësaj përballjeje mjaft të vështirë për të
Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga meçi i shumëpritur i boksit profesionist mes shqiptarit Arnold Gjergjaj dhe anglezit David Haye.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Gjergjajn ku ai flet për seriozitetin e kësaj përballjeje mjaft të vështirë për të.
Kjo luftë do të tregojë se në cilin nivel të boksit botëror mund t’i shtrijë dorëzat kobra shqiptare, Arnold Gjergjaj.
Albinfo.ch: Cila është tani forma juaj fizike për këtë meç?
Arnold Gergjaj: Jam përgatitur shumë mirë. Ndjehem shumë mirë e jam shumë i motivuar që boksoj ndaj një boksieri shumë të njohur e shumë të mirë, i cili ka qenë kampion bote.
Albinfo.ch: Jeni i bindur se do të fitoni kundër një boksieri që ka qenë kampion bote?
Arnold Gergjaj: Po, po! Unë kam një mendje shumë të mirë që do të shkoj atje dhe do të fitoj.
Albinfo.ch: Çfarë strategjie ke, ta fitosh meçin më herët përmes nokautimit apo do të luftosh me kujdes deri në fund që t’i marrësh pikët?
Arnold Gergjaj: Jo, jo, unë kam ushtruar, jam përgatitur për të gjitha raundet dhe në qoftë se vjen një rast për K.O. për mua do të jetë edhe më mirë, por me rëndësi që unë të jem i përgatitur për 10 raunde e të jem gjithnjë i koncentruar.
Albinfo.ch: Sa kohë i keni kushtuar deri më tani këtij meçi, si ka qenë orari i stërvitjeve tua?
Arnold Gergjaj: Ka dy muaj që kam nisur përgatitjet me dy deri në tri herë në ditë ushtrime. Nganjëherë bile kam bërë deri në tetë orë ushtrime.
Albinfo.ch: Kundërshtari vjen në ring me një përvojë shumë të madhe. A e keni analizuar luftën e tij?
Arnold Gjergjaj: Po unë e kam parë shumë herë në ring kundërshtarin tim David Haye, kam analizuar çdo video të tij me kundërshtarët që ka pasur në ring dhe si ka boksuar. Mund të them se e njoh çdo lëvizje të kundërshtarit tim.
Albinfo.ch: A mund të na tregosh cilat janë dobësitë e tij që ju keni vërejtur tek ai?
Arnold Gjergjaj: Dobësitë e tij në ring janë se ai është në një moshë më të vjetër se unë, kurse unë jam ai djali që vjen në ring me plotë motivim e që do të arrijë në kulmin e boksit botëror.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje















