Sport
Flet bashkëshortja e Arnoldit para meçit me David Hayen

Për Arnold Gjergjajn meçi i të shtunës do të jetë “lufta” më e rëndë në karrierën e tij. Boksieri më i mirë shqiptaro –zviceran i peshave të rënda, më 21 maj, në Londër do të ngjitet në ring përball ish kampionit të botës, David Haye.
Sipas informacioneve të siguruara nga “albinfo.ch”, shqiptarë të shumtë nga diaspora, e veçanërisht nga Zvicra kanë siguruar biletat për të qenë të pranishëm në sallë, ndërsa miliona shikues pritet ta përcjellin këtë ndeshje. Arnoldi së bashku më stafin e tij tashmë është në Londër.
Rrugën për në Londër për ta mbështetur Arnoldin do ta merr edhe bashkëshortja e tij, Marta Gjergjaj “Unë do të jam në Londër”, thotë Marta më të cilën Arnoldi u martua gati dy vite më parë. “Por a do të shkoj në arenë dhe a mund ta shoh meçin, këtë nuk e di”, shprehet ajo për “Blick.ch”, përcjell “albinfo.ch”.
Është e qartë se edhe Arnoldi do të ishte i lumtur nëse gruaja e tij do të ishte e ulur pranë ringut në ndeshjen më të madhe të karrierës së tij. “Unë mund ta dëgjoj atë duke bërtitur”, thotë Arnoldi. Dhe çka mund të bëj me këtë? “Asgjë. Ajo nuk mundet të më ndihmoj mua në ring”, ka thënë Gjergjaj.
Në Ring, Gjergjaj është krejt tjetër njeri. 31 vjeçari me prejardhje nga Dobrigja e Gjakovës nga 29 meçet ka fituar 29 herë, prej tyre 21, me nokaut. Prej dy vitesh ai është kampion i Evropës në EBU. Por jashtë ringut, Gjergjaj është shumë i qetë, flet ngadalë dhe shumë pak fjalë i nxjerr nga goja.
“Kur unë u njoha më Arnlodin në vitin 2013, i shikoja ndeshjet e tij të boksit në youtube”, thotë Marta: “Unë vetëm mendoja: O Zot, kush është ky? Arnoldin që unë e njoh, nuk e shoh në këto video”.
Marta e ka përshkruar edhe një ditë të Arnoldit gjatë përgatitjeve të fundit që i ka pasur. “Ai është zgjuar çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe ka dal të vrapon. Në orën 10 hante mëngjesin, pastaj përseri ushtrime, pushim, prapë ushqimin e drekës dhe sërish edhe një herë ushtrime”, thotë Marta. “Kur vinte në shtëpi,natyrisht se ishte i lodhur”.
Gjatë këtyre ditëve për Arnoldin kanë qenë vetëm ushtrime, ushqim dhe gjumë. “Kohëve të fundit nuk kemi pasur shumë kohë për njëri tjetrin”, thotë 24 vjeçarja. “Por unë jam për atë këtu. Tash është koha e tij. Ai ka hequr dorë nga gjithçka vetëm për të arritur ëndrrën e tij. Ai ka pasur mundësi të këtë një jetë të rehatshme, një punë të mirë, një rrogë të mirë. Por ai prej vitesh po mundohet të arrij ëndrrën e tij”.
Një rregull i pa shkruar është në shtëpinë e Gjergjajt.“Praktikisht ne nuk bisedojmë rreth boksit”, thotë Marta e cila është e lindur në komunën e Prizrenit ndërsa është rritur në Hungari ku ka përfunduar studimet për menaxhment marketingu si dhe për gjuhët gjermane dhe angleze. “Të gjithë dëshirojnë të flasin me të rreth boksit, e sigurisht gjatë kësaj kohe”.
Muaj më parë, Gjergjaj ka hapur edhe klubin e tij të boksit në Pratteln, ku Marta është aty e punësuar dhe nganjëherë bokson edhe vet.
Sa i përket prognozës ndaj meçit mes Gjergjajt dhe Haye, ajo është e sigurt për fitoren e bashkëshortit. “Unë besoj 100 % në fitoren e Arnoldit. Edhe nëse David Haye është në ditën më të mirë të tij, Arnoldi do të dalë fitues. Mirëpo unë do të jam e lumtur, nëse të dielën në mëngjes të gjithë do të janë shendosh e mirë dhe ne prap do të fluturojmë për të ardhur në shtëpi në Zvicër”, ka thënë ajo.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga Zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft ka përfunduar hetimin penal kundër tre personave me shtetësi shqiptare,...
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo? Nga punëtorët e BE-së te refugjatët, popullsia migrante e Austrisë ka rezultate të përziera kur bëhet...
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet?