Sport
Wenger lavdëron Xhakën
Arsene Wenger ka thënë se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është adaptuar shumë shpejt në skuadrën londineze
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur shumë i lumtur që Granit Xhaka është përshtatur shumë në skuadrën e re dhe gjithmonë angazhohet maksimalisht, shkruan albinfo.ch.
“Jam i lumtur me angazhimin e tij”, ka thënë Wenger.
“Mendoj se është duke u zhvilluar mirë. Ndoshta nuk ka filluar në shumë ndeshje të këtij sezoni, por po adaptohet në një ligë ndryshe, me një stil ndryshe të lojës. Në përgjithësi jam i lumtur sepse çdo ditë punon shumë dhe jam i bindur se do të luajë më shpesh”, është shprehur trajneri francez.
Granit Xhaka u transferua në Arsenal për 45 milionë euro, duke qenë njëri nga transferimet më të shtrenjta të verës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












