Shëndetësi
Si ta përballojnë të nxehtin ata që kanë probleme kardiovaskulare
Ndër rreziqet që duhen parandaluar janë edhe ato për sistemin kardiovaskular
Para së gjithash, përgjigja ndaj temperaturave të larta është vazodilimi, thënë ndryshe zgjerimi i arterieve që nxit uljen e presionit të gjakut dhe djersitjen me humbjen e lëngjeve dhe elektroliteve. Kjo mund të shkaktojë fenomene të papritura hipotensive, të lidhura me presionin e ulët si edhe të shkaktojë gjendje lipotimike, asteni të fortë, në disa raste sinkopa të vërteta, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
për të shmangur këtë, duhet të hidratoheni mirë dhe shpesh
të përpiqeni të mos ekspozoheni tepër ndaj nxehtësisë
kufizimi i ushtrimeve fizike gjatë orëve më të nxehta
me nxehtësinë ekstreme dhe djersitjen e lartë, maskat mund të theksojnë problemet e frymëmarrjes dhe t’i ekspozojnë pacientët kardiopatikë më shumë ndaj krizave të frymëmarrjes ose lodhjes
kjo nuk nënkupton braktisjen e përdorimit të maskës, por një ndërgjegjësim më të madh për kufizimet që lidhen veçanërisht me rritjen e përpjekjeve fizike si shkallët apo qëndrimin e zgjatur në këmbë për pacientët kardiopatikë
ndër pacientët që marrin ilaçe, dy kategori meritojnë vëmendje të veçantë, ata që marrin ilaçe kundër hipertensionit dhe ata që përdorin diuretikë
për shkak të humbjes së lëngjeve dhe kripërave për shkak të djersitjes, shumë e shpeshtë në subjektet me hipertension dhe insuficiencë kardiake, ekziston rreziku i dehidrimit dhe humbjes së elektroliteve, çka bën të këshillueshëm rimodelimin e terapisë me diuretikë ose në çdo rast hidroelektrik
një tjetër rekomandim ka të bëjë me malet, që te të sëmurët nga zemra shkaktojnë ulje të oksigjenimit të gjakut. Një festë e mundshme në mal duhet të trajtohet me parametra që garantojnë masa paraprake. Të arrini një lartësi jo më shumë se 1 000-1 200 metra me një ndalesë prej disa orësh çdo 500-600 metra.
dieta duhet të karakterizohet nga të qenit e lehtë dhe shumëngjyrëshe, pra me një sasi të konsiderueshme frutash dhe perimesh, që mundësojnë edhe tretje më të shpejtë
aderimi terapeutik duhet të respektohet dhe recetat adekuate duhet të jenë të disponueshme edhe gjatë verës.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë









