Shëndetësi
Vapa ndikon edhe në fertilitetin mashkullor
Studimi evidentoi gjithashtu ndryshime në strukturën e kromatinës së spermatozoideve, e cila ka rol në mbrojtjen dhe paketimin e materialit gjenetik atërore
Vapa e fortë dhe e zgjatur nuk ndikon vetëm në shëndetin e përgjithshëm, por mund të ketë pasoja edhe në fertilitetin mashkullor, shkruan salute.eu.
Testikujt ndodhen jashtë trupit pikërisht për të ruajtur një temperaturë disa gradë më të ulët se temperatura e brendshme, kusht i rëndësishëm për prodhimin dhe maturimin normal të spermatozoideve, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga CNR, vera e fundit ishte më e nxehta e regjistruar në histori. Për herë të parë në serinë historike, korriku dhe gushti ishin njëri pas tjetrit muajt më të nxehtë të regjistruar.
Kur ekspozimi ndaj temperaturave të larta është i shpeshtë, intensiv ose i zgjatur, mekanizmat natyrorë të ftohjes së testikujve mund të mos jenë të mjaftueshëm. Kjo mund të ndikojë në spermatogjenezë, procesin përmes të cilit prodhohen spermatozoidet.
“Një ditë e vetme shumë e nxehtë nuk e bën një burrë infertil”, shpjegon Carlo Foresta, president i Fondacionit Foresta ETS. Rreziku lidhet më tepër me ekspozimin e përsëritur ose të zgjatur ndaj nxehtësisë, veçanërisht kur shoqërohet me faktorë të tjerë si varikocela, obeziteti ose puna pranë burimeve të forta termike.
Studimi evidentoi gjithashtu ndryshime në strukturën e kromatinës së spermatozoideve, e cila ka rol në mbrojtjen dhe paketimin e materialit gjenetik atërore.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ekspozimi i zakonshëm ndaj vapës së verës nuk është i barabartë me kushtet ekstreme të një eksperimenti me sauna.
Ndikimi në fertilitet varet nga intensiteti, kohëzgjatja dhe përsëritja e ekspozimit, si dhe nga faktorë individualë.
Në këtë kuadër, nxehtësia ekstreme mund të jetë një faktor shtesë që ndikon në fertilitetin mashkullor, por nuk mund t’i atribuohet asaj në mënyrë të drejtpërdrejtë rënia e lindshmërisë, e cila lidhet me një kombinim shumë më të gjerë faktorësh biologjikë, socialë, ekonomikë dhe mjedisorë.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












