Shëndetësi
Si ndikojnë karbohidratet në cilësinë e gjumit?
Buka, makaronat, ëmbëlsira apo brumi janë ushqime që mund të preferoni t’i konsumoni shpesh gjatë ditës apo në mbrëmje. Dhe, shpesh mund t’ju ndodhë që të ndieni neps apo edhe uri, duke bërë që të mos ndiheni mirë.
Nëse ju mundon pagjumësia, këto dy faktorë mund të jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Keni menduar ndonjëherë se nepset e vogla të darkës mund të jenë duke ju lënë pa gjumë?
Si ndikojnë karbohidratet?
Për shumicën e personave që vuajnë nga pagjumësia, shkaqet mund të jenë të brendshme, por edhe të provokuara nga jashtë. Këtu futet edhe ushqimi i gabuar që mund të konsumoni gjatë e sidomos para se të flini, shkruan AgroWeb. Ekspertët thonë se jo vetëm ato që përmendëm më sipër, por çdo lloj tjetër karbohidrati ndikon në cilësinë e gjumit tuaj.
Kjo ndodh sepse këto ushqime rrisin presionin e gjakut në trupin tuaj, nivelin e sheqerit, e për pasojë çlirohet insulina. Insulina më pas aktivizon hormone si kortizoli apo adrenalina të cilat prishin gjumin e qetë e për pasojë e keni më të vështirë të flini gjumë. Në një studim ku morën pjesë 50.000 gra u vu re se gratë në menopauzë, të cilat konsumonin karbohidrate apo sheqerna, vuanin edhe nga pagjumësia.
Si ta parandaloni këtë?
Për të parandaluar këtë problem ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë fibra. Sa më shumë fruta apo ushqime të pasura me fibra të konsumoni, aq më pak probleme do të keni me pagjumësinë. Në këtë mënyrë trupi juaj nuk do të jetë në adrenalinë dhe i irrituar para se të flini. Dietat me bazë frutat janë një mënyrë për të mbajtur organizmin të shëndetshëm përgjatë gjithë ditës, prandaj përdorni sa më shumë.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













